Besa Hyjnore dhe Ilirët Monoteistë
Shpesh herë na thuhet nga dijetarët dhe historianët se Ilirët ishin paganë dhe feja monoteiste me besim në një Zot erdhi nga lindja e mesme. Si mund të jetë e vërtetë kjo teoremë nderkohë që fjala Zot ose Perëndi janë rrjedhime natyrale të gjuhës Shqipe? Pra nuk erdhën as nga lindja, as nga perëndimi, as nga veriu dhe as nga jugu; por lindën si shprehimi natyrore ose e frymëzuar e një kombi në gjuhën e tyre natyrale ose të frymëzuar, ndonëse edhe më herët se emërtimi “Ilir” që njohim nga studimet historike. Unë nuk po mohoj faktin që midis Ilirëve kishte edhe paganë por thjesht po hedh dritë mbi arsyetimin që natyraliteti i besimit të shqiptarit i ka rrënjët në një formë më të lartë adhurimi se thjesht faljes kundrejt statujave të baltës të cilat njeriu i prodhon me dorën e vetë. T’i falesh statujave të baltës dhe të mos jesh në gjëndje të bësh dallimin midis baltës së formuar me duar dhe skulptorit në rastin e statujave, bie poshtë botëkuptimit të trashëguar tek shqiptarët. Ky botëkuptim i ka rrënjët e ngulura thellë në një kod ligjor me moral të lartë, i cili është praktikuar nga shqiptarët e të gjitha trevave dhe që ka mbërritur tek ne me emrin Kanun, ndonëse jo i përsosur në formën që ka mbërritur në ditët tona, por asnjëherë i pavlefshëm në pikpamjen studimore, kuptimore dhe vetë rreflektuese të natyrës së Shqiptarit. Në të njëjtën kohë Kanuni është i ngritur përmbi degradimin e idhujtarisë së baltës së gdhendur apo të pagdhendur apo edhe mohimit të një Hyjnie, dhe në të shprehimia në besimin në një bote të përtejshme dhe një Zoti janë të cilësuara dhe të qartësuara.
Shpesh herë historianët dhe dijetarët na thonë se fjala Ilir e ka prejardhjen nga fjala yll duke pretenduar se ilirët i faleshin diellit, ndërkohë që vërtetësia e origjinës së fjalës ilir është shumë më e gjerë se kaq dhe ky kuptim i ngushtuar nuk gjen as themel dhe as mbështetje në kanun apo në kode të tjera të trashëguara shqiptare. Nëse kodet kanunore të praktikimit të ligjit zakonor shqiptar gjenden të praktikuara përpara lashtësisë së paraqitur në librat historik, atëhere si mund të themi dhe të përfshijmë që prejardhja e traditës shqiptare e ka origjinën nga një degradim psikologjik ku thuhet se të gjithë ilirët i faleshin statujave të baltës apo forcave të natyrës. Patjeter që paraardhësit e shqiptarëve ishin vrojtues dhe emërtues të ndodhive natyrore, por kjo nuk i bënte ata detyrimisht adhurues të këtyre ndodhive dhe kjo vihet re lehtë në praktikat kanunore apo zakonore tek çfarë ka mbërritur tek ne dhe tek ato praktika që mund të studiohen nga lashtësia.
Përtej analizës së mesipërme, unë mendoj se fjala Ilir ishte shprehimi e besimit të paraardhësve të shqiptarve në një Zot, dhe kuptimi i saj ka mbetur i pandryshuar ndër mijvjeçar, dhe kuptimi i fjalës ilir përfshin edhe kuptimin e sotshëm si mbiemër “i lirë” si shprehimi shpirtërore të të qënurit në krijim. Pra nuk kam frikë se po tejkaloj në analizë kur them se liria ishte një vetëdijshmëri shpirtërore tek paraardhësit e shqiptarëve. Po si mund të arrinte njeriu i lashtë dhe mendja e tij apo e saj e brishtë në këtë vetëdije të lartë shpirtërore, e shprehur ne rang kombëtar, ku i gjithë gadishulli quhej i lirë dhe kur kufijtë midis lirisë dhe ç’thurjes janë aq të holla, në mungesë të një kodi nderi, morali, rrespekti dhe besimi? Dhe nëse besa ka egzistuar si kushtetutë e gjithmëshirshme e shqiptarit përmbi kanun në çfarë cilësie të mendimit apo të vrojtimit mund të mohojmë burimin e frymëzimit të një kodi i cili nuk e mohon një botë drejtsie të përtejme dhe më të lartësuar se thjesht të të qënurit njeri? Nëse besa shpëtoi jetë edhe aty ku mund të merrej, si mund të mos ishte e mëshirshme dhe e lartësuar? Në mungesë të një vetëdije të tillë si do mundej shqiptari ta quante veten i lirë? Si do të mundej shqiptari ta dallonte ndryshimin e nderit dhe mungesës së tij? Si do mundej t’a dallonte shqiptari mëshirën e besës dhe mungesën e saj, ndërkohë që, është ligji ai që bën dallimin dhe ve kufij midis të mirës dhe të keqes? Pra si mund të arrihet në dallimin e lirisë dhe çthurjes pa një frymëzim hyjnor?
Me pushtimin romak, shqiptari nuk morri fjalën Dio, por ruajti fjalët Zot dhe Perëndi.
Me pushtimet sllave, shqiptari nuk morri fjalën Bozhe, por ruajti fjalët Zot dhe Perëndi.
Me ardhjen e Krishtërimit, jo vetëm që pranoi fenë por ishte themelues i perandorisë së parë të krishterë në botë nën Konstandinin, dhe përsëri fenë e pranoi në besë dhe nuk huazuan fjalën aramaike Elah, pra fenë dhe besimin nuk i mohoi, por përsëri i tha Zotit Zot dhe Perëndi në Shqip.
Me ardhjen e Islamit, shqiptarët muslimanë që pranuan fenë e huazuan edhe fjalën Allah në shenjë rrespekti, por përsëri i thanë në Shqip Zotit, Zot dhe Perëndi.
Me ardhjen e Osmanëve nuk huazuan fjalën Tanri, por ruajtën fjalën Zot dhe Perëndi në dallim nga turqit.
Nga fqinjët elenë, shqiptari nuk mori fjalën Theos por ruajti fjalët Zot dhe Perëndi.
Pra si mund të jetë një komb i lirë dhe jo i çthurur pa ju nënshtruar ligjit hyjnor ku bëhet dallimi midis lirisë dhe çthurjes?
Si mund të ketë një komb si kushtetutë Besën e mëshirshme, nga ku buron fjala besim dhe nderin dhe ti thuash ne pavetëdije pagan?
Kur në besë dhe në besim egziston harmonia fetare dhe rrespekti reciprok, nuk egziston dot në mungesë të ksaj vetëdije. E si mund të egzistoj kjo zemërgjerësi ne mungesë te besës apo besimit në një Zot dhe Perëndi të Drejt dhe të Mëshirshëm? Pra kur thonë se ilirët ishin paganë është më pak se një grimcë e së vërtetës që kërkon të mbulojë të vërtetën që Zoti i ka dhënë ndriçim. A mundet në natyrë që një grimcë avulli që del si një pëshpërimë të zërë dritën e diellit? Edhe nëse këto pëshpërima të ishin aq shumë sa të bënin re të mëdhaja për të mbuluar diellin, a nuk do bieri shi diku që retë e zymta të shkarkohen, a nuk del dielli përsëri? E si mund të jetë dikush i lirë pa nder, moral, besim, udhëheqje dhe pa nënshtrim ndaj një urdhri më të lartë? E nëse Zoti nga Drita e Vetë dhe nga Mëshira në një kohë të largët apo të afërt dha besë dhe besim në të gjitha fetë, sa pëshpërima, sa thashethemnaja, sa libra të shkruar si fakte historike, sa gënjeshtra mund të mblidhen bashkë për të mbuluar atë që Zoti i dha ndriçim, si kushtetutë në çdo fe vetë besën dhe besimin, e pandryshuar edhe ne traditën shqiptare? Apo ndonëse edhe ata si retë që bien në shi do derdhin lot dhe do çlirohen nga gënjeshtrat e shprehura kur drita e të vërtetës të ndriçojë? Dhe nëse besa e shqiptarit është në harmoni me besimin në Zot, sa i paditur është ai ose ajo ndër shqiptar që është i pa besë…?
Ndonëse, mijra vite pushtime dhe një diktaturë e errët ateiste u munduan të mbulojnë të vërtetën, por të vetat ja ka dhënë Zoti flatrat Shqipes dhe jo të huazuara.
Sa pak është thënë nga e vërteta e historisë dhe rrënjëve të thella të kombit shqiptar, dhe sa shumë është për tu thënë…
© All Rights reserved to the author and Calibur Inc.