Projekti: Children of the Eagle
Prej kohësh shumë të largëta, vende dhe njerëz në botë përdorën Shqiponjën si simbol lirie, fuqie, qartësie, profecie dhe inspirimi shpirtëror. Shumë legjenda, edhe pse të ndara nga distanca dhe kohë, ndonëse si vëzhgim intuitiv i natyrës ose si një kujtesë e lashtë shpirtërore, duket sikur kanë lindur në kombe dhe fise për të cilat na thuhet se nuk kishin kontakt me njëra-tjetrën, ose ndoshta të lidhura në një kohë për të cilën librat historikë nuk na tregojnë shumë. Disa kultura nëpër botë e emërtuan veten ose u emërtuan nga të tjerë në mënyrë simbolike si fëmijët e shqiponjës, duke përdorur shqiponjën ose skifterin si pikën e fokusit në pikëpamjen simbologjike.
Nga profeti Muhamet, i cili është i deklaruar si profeti i fundit i njerëzimit apo vula e profetëve, për të cilin thuhej se shokët e tij e quanin Shqiponja e Re; dhe duke shkuar mbrapa në kohë, ne shohim shqiponjën si simbol të përdorur në Bibël, në Afrikë, në Azi, në fiset e Amerikës së Jugut dhe të Veriut, në Evropë, në shumë ishuj nëpër botë, dhe mbi të gjitha në Shqipëri, ku shqiponja është e ndërthurur në shumë aspekte të jetës, simbolikës apo edhe gjuhësisë, pra të vetë shpirtit shqiptar. Në kulturat më të vjetra të botës duket sikur shqiponja, si metaforë e lirisë nëpërmjet fluturimit, u përdor nga kombet e lashta për simbolikë të lirisë së shpirtit njerëzor. A është ky thjesht një vëzhgim i shprehur i natyrës apo një e vërtetë që kishte humbur në faqet e kohës? Apo ndoshta është një shprehje e një kujtese të vjetër që kërkon kujtesën e saj?
Për këtë arsye fillova projektin “Children of the Eagle”. Ndonëse për të risjellë në vëmendjen njerëzore një pjesë të kësaj kujtese, ndonëse për të treguar disa histori të pathëna, mbase për të shpjeguar disa të vërteta të fshehura. Por dicka është e sigurtë pas studimeve te mia, që simboli i shqiponjës është një simbol i lidhur me besimin në një Zot. Mbi të gjitha, e fillova këtë projekt për të treguar të vërtetën e një premtimi të paharruar dhe një kujtese që vjen vetë nga besa apo vetë besimi në Zot, si edhe për të treguar disa vlera të rëndësishme të traditës apo të kulturës shqiptare që mbijetojnë nga lashtësia.
Prezantimin e këtij mini-projekti vendosa ta filloj në shqip, me shpresën se mund ta vazhdoj në anglisht për të treguar disa lidhje shpirtërore dhe kulturore që ekzistojnë në kombet e lashta, të cilat fatkeqësisht kanë qenë dhe më të shtypurat në botën moderne, apo në histori.
Nga pikëpamja financiare, e ndërtova projektin “Children of the Eagle” për të ndihmuar në financimin e një projekti edhe më të rëndësishëm dhe me të madh, në lidhje me vjetërsinë e gjuhës shqipe, dhe me shpresën që më vonë, nëse është i suksesshëm dhe pasi të përfundojnë projektet e ndërlidhura, të kthehet në një organizatë bamirëse. Prandaj, ju falënderoj të gjithëve ju që keni kontribuar deri tani duke ndarë apo pëlqyer postimet tona, duke blerë nëpërmjet dyqanit tonë, dhe falënderoj të gjithë ata që do të na bashkohen në të ardhmen.
Shqiponja është simbolika e shpirtit të shqiptarit, ndaj uroj ta mbani me kënaqësi dhe krenari çdo produkt tonin, por jo vetëm…
Ju uroj gjithë të mirat!